SYRI TV/ Ashensori bie nga kati i pestë në bodrum, lëndohet një çift - flet administratori: Shkak mbingarkesa

14:08, 07/02/2023
A+ Aa A-

Çifti i bashkëshortëve Sinan dhe Selvie Kazani, të cilët mbetën të lënduar mbrëmjen e së hënës pasi ashensori në pallatin e tyre ra nga kati i pestë në katin zero, janë jashtë rrezikut për jetën. Por ndërsa administratori i pallatit është munduar ta justifikojë këtë ngjarje me mbingarkesën, banorët e këtij pallati kanë thënë se ky nuk ishte incidenti i parë. Sipas tyre, teknikët i kanë parë vetëm kur dikush mbetet i bllokuar në të.

Nga SYRI TV

Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Administratori i pallatit, Ferik Mbrati  është justifikuar mbi këtë ngjarje që sipas tij ka ardhur si pasojë e  mbingarkesës, pasi lejohet hyrja e vetëm 2 ose 3 personave. Sipas tij ashensori ishte i kolauduar, por nuk figuronte i regjistruar tek autoritetet.

Por banorët e këtij pallati kanë thënë për Syri TV se nuk është hera e parë që kanë pasur probleme me ashensorin. Ata kanë thënë se janë taksapagues të rregullt dhe kanë paguar për mirëmbajtjen dhe kontrollin e ashensorit, por teknikët i kanë parë vetëm në raste bllokimesh

Jo pak herë banorët pohojnë se kanë mbetur të bllokuar në ashensor ku është dashur ndërhyrja e teknikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Syri07/02/2023 18:33

2 herë në 7 vjet i kishin parë teknikët ndërkohë që në të njëjtën kronike thotë vetë spikerja që jo pak herë kanë ardhur teknikët për të nxjerrë njerëzit e bllokuar.Hypin 5 veta në ashensor që mban 2 veta dhe kërkoni përgjegjësi pastaj

Shto koment

Denonco