‘Kutia e Pandorës’/ Gjykata lë në burg katër të arrestuarit. Dëshmia e ‘kokës’ së grupit: Djali im nuk ka lidhje

‘Kutia e Pandorës’/ Gjykata lë në burg katër të arrestuarit. Dëshmia e ‘kokës’ së grupit: Djali im nuk ka lidhje

12:07, 06/02/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka caktuar “arrest me burg” për 4 persona që ranë në prangat e policisë, në kuadër të operacionit “Kutia e Pandorës”, raporton gazetari i Panorama TV.

Mbi 6 kg kokainë e heroinë janë sekuestruar gjatë operacionit si dhe shuma të mëdha parash e automjete teksa u arrestuan Brikena Frakulli, Hortenca Biçaku, Klevi Banushi dhe Artur Kristo.

Burime nga seanca bëjnë të ditur se Brikena Frakulli mori përsipër të gjithë përgjegjësinë duke thënë se djali i saj Klevi Banushi që po ashtu u arrestua, ka qenë rastësisht në apartament, raporton gazetari i Panorama TV.

“Çfarëdo që ka ndodhur me veprimtarinë për të cilën na akuzoni, kam përgjegjësinë unë, të arrestuarit e tjerë nuk kanë lidhje me këtë veprimtari”, tha ndër të tjera Frakulli. Kjo e fundit tha se Hortenca Biçaku është dadoja e vajzës saj 4-vjeçare ndërsa Artur Kristo punonjës i fermës saj, për të cilën nuk dha sqarime të hollësishme se çfarë aktiviteti kishte.

Policia ishte informuar në rrugë operative se një grup kriminal shpërndante droga të forta me shumicë dhe me doza në zona të ndryshme të kryeqytetit. Hetimet disajavore zbardhën aktivitetin kriminal dhe rolet përkatëse të anëtarëve të grupit, për të cilat prokuroria thotë se mes të tjerave ka siguruar edhe të dhëna nga përgjimet.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e shtetases Brikena Frakulli dhe Artur Kristo, Policia gjeti 6 kilogramë lëndë narkotike heroinë e kokainë, ku një pjesë ishte e ndarë në 1100 doza gati për shitje.

Gjithashtru u gjetën dhe u sekuestruan 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.

Prokuroria thotë se në krye të aktivitetit qëndronte Brikena Frakulli e cila siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza.

40-vjeçarja rezulton edhe në të kaluarën e proceduar deh dënuar për të njëjtat vepra penale, përkatësisht në vitin 2015. Policia ka identifikuar edhe furnizuesin kryesor, por për shkak se operacioni është në vijim, mbahet sekret emri i tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco