Digjet pjesërisht një banesë 3-katëshe në fshatin Lin të Pogradecit. Zjarri ka përfshirë katin e tretë të kësaj banese, duke djegur pjesërisht çatinë e këtij kati.
Ka qenë ndërhyrja në kohën e duhur nga shërbimi zjarrfikës që ka bërë të mundur izolimin e flakëve që po përhapeshin me shpejtësi ndihmuar edhe nga era e fortë. Nga zjarri rrezikoheshin edhe banesa të tjera ngjitur me shtëpinë 3-katëshe.
Mësohet se pronarët e banesës janë në emigracion dhe aty jetonte vetëm një e moshuar. Specialistët e shërbimit zjarrfikës por edhe grupi hetimor i policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të zjarrit.
© SYRI.net