Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

VIDEO/ Zjarri rrezikon disa shtëpi në Lin të Pogradecit, shuhet me shpejtësi banesa 3-katëshe

VIDEO/ Zjarri rrezikon disa shtëpi në Lin të Pogradecit, shuhet me shpejtësi banesa 3-katëshe

11:01, 06/02/2023
A+ Aa A-

Digjet pjesërisht një banesë 3-katëshe në fshatin Lin të Pogradecit. Zjarri ka përfshirë katin e tretë të kësaj banese, duke djegur pjesërisht çatinë e këtij kati.

Ka qenë ndërhyrja në kohën e duhur nga shërbimi  zjarrfikës që ka bërë të mundur izolimin e flakëve që po përhapeshin me shpejtësi ndihmuar edhe nga era e fortë. Nga zjarri rrezikoheshin  edhe banesa të tjera ngjitur me shtëpinë 3-katëshe.

Mësohet se pronarët e banesës janë në emigracion dhe aty jetonte vetëm një e moshuar. Specialistët e shërbimit zjarrfikës por edhe grupi hetimor i policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco