Kapet një nga shqiptarët e plantacionit të madh të kanabisit në Larisa

Kapet një nga shqiptarët e plantacionit të madh të kanabisit në Larisa

10:35, 06/02/2023
A+ Aa A-

Greqi - Autorët e kishin ngritur plantacionin e madh të hashashit në triparcela prej rreth shtatë hektarësh të mbuluar nga bimësi e dendur.

Një nga kultivuesit e tre plantacioneve me 2193 fidanët e kanabisit mbi tre metra të lartë, të identifikuar më 2 gusht 2022 në një zonë pyjore të paarritshme të bashkisë Agia, u lokalizua nga Policia e Narkotikëve në Larisa dhe u vu në pranga të premten në mëngjes..

Ky është një nga tre shqiptarët e moshës 32, 34 dhe 42 vjeç, të cilët ishin identifikuar dhe shpallur në kërkim, me urdhër arresti të hetuesisë Larisa, për një rast veçanërisht të dalluar të trafikut të drogës, të kryer në mënyrë profesionale së bashku, me një pritshmëri fitimi që tejkalon shumën 75 000 euro. Në momentin e parë u arrestua një 30-vjeçar shqiptar i cili konsiderohej si organizatori i grupit kriminal.

Autorët e kishin ngritur plantacionin e madh të hashashit në tri plantacione prej rreth shtatë hektarësh të mbuluar nga bimësia e dendur, midis fshatrave Rakopotamos dhe Sklithro.

Një tharëse dhe dehidratues i improvizuar funksiononte në zonë për sasitë e kërpit që mblidhnin. Ata  jetonin në kasolle të improvizuara që kishin ngritur nëpër plantacione, nga ku monitoronin zonën më të gjerë në mënyrë që të dallonin menjëherë çdo bastisje nga policia.

Në kuadër të operacionit, në të cilin morën pjesë mbi 60 punonjës policie, u sekuestruan 2193 fidane së bashku me sasi kërpi në “pako” me peshë totale 22 kg e 250 gramë, dy kilogramë e 150 gramë kërcell kërpi dhe gjethe, 4865 euro dhe 3800 lekë, ndërsa në dollapë janë gjetur enë shtëpiake, ushqime, krevat dhe sende të tjera.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco