VIDEO/ Akulli krijon dekoracione të mahnitshme buzë liqenit në Pogradec

VIDEO/ Akulli krijon dekoracione të mahnitshme buzë liqenit në Pogradec

09:53, 06/02/2023
A+ Aa A-

Akulli ka krijuar dekoracione të mahnitshme buzë liqenit të Pogradecit. Gazetarja Sidorela Xhomaqi solli pamjet dhe njoftoi se në qarkun e Korçës gjatë natës nuk ka pasur reshjes hiu apo dëbore, por temperatura në vlera të ulëta, nga -7 gradë deri - 12 gradë dhe në zona të veçanta edhe erë.

Nisur nga temperaturat e ulëta është bërë nga kontraktorët, kontrolli i akseve rrugore.

Në rrugën e Voskopojës është bërë kriposje pjesore dhe zonale herët në mëngjes. Në akset rrugore nacionale dhe turistike nuk ka probleme në rrugë. Moti është pjesërisht i kthjellët. Rekomandohet përdorimi i gomave dimërore në të gjithë qarkun e Korçës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco