VIDEO – SYRI TV/ Protesta, banorët e Bërxullës përplasen me policinë: Do i mbrojmë pronat me jetët tona

16:39, 05/02/2023
A+ Aa A-

Tensione të shumta kanë shoqëruar protestën e banorëve të Bërxullës këtë të diel, pasi policia i ka larguar me forcë nga rruga e Rinasit të cilën e bllokuan në shenjë revolte. Me thirrje për mbrojen e pronave, banorët bënë me dije se nuk tërhiqen nga protestat, teksa listuan paligjshmëritë e projektit të autostradës Thumanë-Kashar.

Syri tv

Banorët e Bërxullës kanë vijuar protestat edhe këtë të diel për mbrojtjen e tokave dhe banesave që do të shemben nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar.

Ata bllokuan për disa minuta rrugën e Rinasit si shenjë revolte ndaj qeverisë.  Ky veprim I banorëve shkaktoi tensione e përplasje me policinë e shtetit, të cilët i larguan me forcë banorët për të zhbllokuar aksin rrugor.

Tensionet dhe bllokimi i rrugës që shkakoi kaos në qarkullim kanë vijuar më minuta të tëra, teksa policia i ka larguar me force banorët nga aksi Rinas Qafë Kashar.  

Të indinjuar banorët kanë listuar shkeljet dhe paligjshmëritë që sipas tyre po kryhen për realizimin e projektit, ndërsa kërkesa kryesore e tyre lidhet me dëmshpërblimin. 

Prej 4 muajsh banorët e Bërxullës vijojnë protestat duke bërë thirrje për vlerësimin e tokave dhe transparencën e projektit, ku preken të paktën 22 banesa dhe dhjetëra hektarë tokë bujqësore. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco