Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

FOTO/ Makina del nga rruga, plagosen pjesëtarë të dy familjeve

FOTO/ Makina del nga rruga, plagosen pjesëtarë të dy familjeve

15:31, 05/02/2023
A+ Aa A-

Aksident me disa të plagosur në aksin rrugor Trebinjë-Vërdovë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Varrezat e Grekut’ ku një mjet tip Honda brenda së cilës udhëtonin 6 persona pjesëtarë të 2 familjeve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rruge duke sjellë plagosjen e 4 prej tyre, 2 prej të cilëve bëjnë me dije burime nga spitali i Pogradecit janë dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e traumës.

Të njëjtat burime thanë se 4 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Pjesëtarët e 2 familjeve kishin qenë për fundjavë pranë familjeve të tyre në fshatin Pleshisht dhe po ktheheshin së bashku drejt Tiranës ku edhe banojnë.

Policia bën me dije se shkak i aksidentit mund të jetë bërë prania e akullit në këtë segment rrugor duke sjellë humbjen e kontrollit në një kthesë dhe për pasojë  mjeti pasi ka kryer disa kryer disa rrokullisje ka përfunduar 5 metra poshtë rruge.

Policia në vendngjarje po heton për shkaqet dhe dinamikën e aksidentit me 4 të plagosur. Ky aks rrugor në periudha të ndryshme është bërë shkak aksidentesh në veçanti në periudhën e dimrit edhe për faktin sepse rruga ka lartësi dhe pjerrtësi të madhe.

Policia e Pogradecit/ Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në dalje të fshatit Vërdovë, Pogradec, shtetasi G. Gj., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Honda", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar 4 pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet, të cilët u transportuan në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit G. Gj., po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco