Fundi i marrëzisë apo marrëzi e pafundme/ Makineri bixhozi në lokal, arrestohet një person në Krujë

12:00, 05/02/2023
A+ Aa A-

Policia e Krujës ka arritur të finalizojë me sukses operacionin “Fati i lojërave”, duke vënë në pranga pronarin e një lokali ,që kishte përshtatur ambientit për të zhvilluar lojëra të paligjshme.

Gjatë aksionit janë sekuestruar 4 makineta dhe 1 kompjuter, që përdoreshin për kryerjen e kësaj veprimtarie të kundërligjshme

Njoftimi i policisë:

Krujë/Vijon operacioni “Fati i lojërave”, me fokus goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. 

Kishte përshtatur lokalin që kishte në përdorim, me makineta dhe kompjutera, për të organizuar lojëra fati, arrestohet në flagrancë 32-vjeçari.

Procedohet penalisht pronari i këtij lokali.

Sekuestrohen 4 makineta dhe 1 kompjuter, që përdoreshin për kryerjen e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave” që ka si qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në lokale dhe në ambiente të tjera, ku mund të ushtrohet kjo veprimtari.

Si rezultat, është goditur një rast i përshtatjes së një lokali, me makineta dhe kompjutera, për të organizuar lojëra fati në kundërshtim me ligjin, është arrestuar në flagrancë shtetasi R. P., 32 vjeç, si dhe janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. N., 52 vjeç, të dy banues në Thumanë.

32-vjeçari kishte përshtatur lokalin që kishte në përdorim, me 4 makineta dhe 1 kompjuter që iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, për të organizuar lojëra fati në kundërshtim me ligjin. Shtetasi G. N. u procedua, pasi kishte në pronësi lokalin ku kryhej kjo veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco