Arrestohet ish-zyrtarja e lartë e Edi Ramës/ Ja pse akuzohet Alda Klosi

Arrestohet ish-zyrtarja e lartë e Edi Ramës/ Ja pse akuzohet Alda Klosi

23:27, 03/02/2023
A+ Aa A-

Alda Klosi, ish-zyrtarja e kryeministrisë, e cila ra pre e grabitjes nga Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi është vënë në prangat e policisë mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ndaj Klosit rëndojnë akuzat për veprat penale të pastrimit të parave dhe produkteve të veprës penale.

Hetimi pasuror i ish-drejtoreshës së kabinetit të Arben Ahmetajt, si dhe dëshmia e gjatë e dhënë nga sanitarja Rozeta Dobi, kanë bindur organin e akuzës për krijimin e dyshimeve të arsyeshme për pastrim parash.

Në fillim të këtij viti Alda Klosi bëri një denoncim për pastruesen e saj, Rozeta Dobi se i kishte vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, që ajo e mbante në shtëpi. 

Pastruesja Dobi ka pranuar se ka vjedhur shumën prej 120 mijë eurosh në shtëpinë e ish-zyrtares Klosi, ndërsa ka mbyllur gojën për të rrëfyer se kujt i përket shuma e majme e parave, rreth 400 mijë euro, që u zbulua pas përgjimit ambiental të nënë e bir.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco