Shembi mbikalimin e këmbësorëve, shoqërohet drejtuesi i kamionit në Shkodër

Shembi mbikalimin e këmbësorëve, shoqërohet drejtuesi i kamionit në Shkodër

14:59, 03/02/2023
A+ Aa A-

Policia  e Shkodrës ka shoqëruar një 60-vjeçar, që dyshohet se rrëzoi në tokë mbikalimin e këmbësorëve në Shkodër. Ai po transportonte me kamion një vinç, ndërsa dyshohet të ketë goditur aksidentalisht mbikalimin duke e shembur në tokë.

Njoftimi i policisë: 

Identifikohet, shoqërohet dhe procedohet penalisht, drejtuesi i kamionit, i cili duke transportuar një vinç, dyshohet se aksidentalisht goditi mbikalimin e këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”.

Në vijim të informacionit paraprak për rrëzimin e mbikalimit të këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, ju bëjmë me dije se gjatë veprimeve të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se shtetasi S. Sh., duke transportuar një vinç, me kamion, dyshohet se aksidentalisht vinçi ka goditur mbikalimin e këmbësorëve, në vendin e quajtur “Ura e Bahçallëkut”, duke e rrëzuar pjesërisht atë.

Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Shkodër, drejtuesin e kamionit, shtetasin S. Sh., 60 vjeç, banues në Shkodër. Mjetet kamion dhe vinç janë bllokuar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet e tjera procedurale për këtë rast.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco