Angli: Zyrat e azilit urdhërohen të verifikojnë vetëm rastet e shqiptarëve për të shpejtuar dëbimin

Angli: Zyrat e azilit urdhërohen të verifikojnë vetëm rastet e shqiptarëve për të shpejtuar dëbimin

09:33, 03/02/2023
A+ Aa A-

Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe ka urdhëruar zyrat e azilit që të punojnë vetëm me kërkesat e shqiptarëve me qëllim që të përshpejtojnë dëbimin e tyre, duke i detyruar emigrantët nga kombe të tjera të vuajnë pritje më të gjata, njofton media britanike The Indipendent.

Burimet thonë se nxitja, e koduar si “Operacioni Bridora” synon të shpallë sa më shumë aplikime të bëra nga shqiptarët si "plotësisht pa asnjë bazë", sa më shumë që të jetë e mundur dhe t’i largojë njerëzit nga Britania e Madhe pas një rritjeje të numrit të atyre që  shkojnë në këtë vend me gomone dhe varka të vogla.

Ka shqetësime se do të vonohen vendimet për mijëra afganë, iranianë, sirianë dhe azilkërkues nga të gjitha vendet e tjera, me shumë prej tyre që tashmë presin me vite për të mësuar nëse do t'u jepet mbrojtje.

"Ky është diskriminim," i tha “The Independent”, një burim i njohur me këtë operacion që filloi të hënën. " Ligji i “pretendimeve qartazi të pabazuara” nuk zbatohet në mënyrë të barabartë për pretenduesit nga vendet e tjera."

Nga më shumë se 140,000 aplikime për azil që presin një vendim fillestar në Mbretërinë e Bashkuar, rreth 16 për qind (22,900) janë nga shqiptarët.

Më shumë se 16,000 kërkesa të pazgjidhura lidhen me iranianët, 14,5000 me irakenët, 9,000 me afganët dhe rreth 7,000 me sirianë dhe eritreanë.

Clare Moseley, themeluesja e organizatës bamirëse “Care4Calais”, tha se disa nga kombësitë që shtyheshin në fund të radhës kishin norma të granteve për azil deri në 98 përqind, por tani do të "presin edhe më gjatë përpara se të rifillojnë jetën e tyre".

“Kërkesat për azil duhet të dëgjohen në mënyrë të drejtë bazuar në rrethanat personale të njerëzve,” shtoi ajo.

“Ky ‘operacion’ i ri me shumë mundësi do të ishte diskriminues, por me siguri do të ishte joefektiv në trajtimin e problemeve në sistemin e azilit që politikat e qeverisë sonë kanë krijuar. Do të bëjë pak për të reduktuar numrin e kërkesave të mbledhura për azil.”

Një ligj prej dy dekadash e rendit Shqipërinë midis vendeve, përfshirë Ukrainën, ku Ministria e Brendshme mund t'i deklarojë kërkesat për azil nga qytetarët "qartësisht të pabazuara", sepse ato konsiderohen të sigurta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco