ARRSH jep informacion mbi situatën e rrugëve: Zonat ku ka pasur më shumë reshje bore

ARRSH jep informacion mbi situatën e rrugëve: Zonat ku ka pasur më shumë reshje bore

09:25, 03/02/2023
A+ Aa A-

Autoriteti Shqiptar i Rrugëve ka dhënë informacion mbi situatën e rrugëve në vend. Mësohet se gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet në lartë në Qarkun e Korçës, në Kukës-Ura e Zapodit, dhe në Pukë-Fushë Arrëz-Kukës.

“Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet në 📍Qarkun e Korçës, në Kukës-Ura e Zapodit, dhe në Pukë-Fushë Arrëz-Kukës, ku është punuar me mjete borëpastruese 🦺 qarkullimi kryhet pa probleme ✔️
🛣Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren 🚜 gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet 🛣
⚠️Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮♂”, shkruhet në faqen zyrtare në ‘Facebook’ të ARRSH-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco