Korçë, një person bie nga kati i katërt mbi tarracën e një dyqani

Korçë, një person bie nga kati i katërt mbi tarracën e një dyqani

08:14, 03/02/2023
A+ Aa A-

Një person ka rënë nga kati i katërt i një pallati në lagjen nr.18 në Korçë, mëngjesin e së premtes. Ai ra mbi tarracën e një objekti që ndodhej në katin e parë.

Nuk dihet arsyeja nëse është rrëzuar aksidentalisht apo ka tentuar të vrasë veten.

Zjarrfikësja dhe Policia e Korçës ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po mundohen ta marrin të dëmtuarin nga tarraca. Sipas informacioneve paraprake, thuhet se është gjallë.

Një grup hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco