Të shtëna me armë dhe grushte, përplasen dy grupe rivale në Fushë-Kosovë

Të shtëna me armë dhe grushte, përplasen dy grupe rivale në Fushë-Kosovë

10:27, 02/02/2023
A+ Aa A-

Dy grupe janë përplasur fizikisht në Kosovë, ndërsa kanë përdorur edhe armët e zjarrit. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e shkuar, konkretisht në zonën e Fushë-Kosovës.

Këta persona, sipas Policisë, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, por fatmirësisht nuk ka të plagosur. Në vendin e sherrit u gjet një armë zjarri dhe disa gëzhoja, elementë këto, që faktojnë se përplasja mes tyre ka qenë me armë.

“Pas një përleshje në mes të dy grupeve ku dy të dyshuarit meshkuj kosovar i kanë sulmuar fizikisht tre viktimat meshkuj kosovar. Gjatë përleshjes dyshohet se njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në ajër  por pa lëndime, me ç ‘rast në vend ngjarje është gjetur një gëzhojë dhe një pistoletë”, thekson policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco