VIDEO-SYRI TV/ E reja vdes në spital pas lindjes, familjarët: Po nuk dhe lekë të lënë të vdesësh

18:22, 01/02/2023
A+ Aa A-

Një 30 vjeçare ka ndërruar jetë në maternitetin ‘Kiço Gliozheni’, katër ditë pasi solli në jetë foshnjën e saj. Mimoza Veizi shfaqi komplikacione pas lindjes dhe u shtrua në terapi intensive ku ndërroi jetë këtë të martë. Familjarët kanë hedhur akuza në drejtim të mjekëve, ndërkohë pritet përgjigja e ekspertizës mjeko-ligjore

Nga SYRI TV

Pa kaluar as 24 orë nga vdekja e një gruaje të re në Elbasan pas një aborti, një tjetër grua ka ndërruar jetë në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ në Tiranë mëngjesin e kësaj të mërkure.

Mimoza Veizaj, 30 vjeçe kishte lindur të shtunën në mënyrë natyrale foshnjën e saj në maternitet dhe të hënën kishte dalë nga Spitali.

30-vjeçarja mbrëmjen e së martës kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe ishte rikthyer në spital, ku ishte shtruar në repartin e terapisë intensive, ku edhe ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i 30-vjeçares është dërguar në Morgun e Tiranës, teksa familjarët kanë hedhur akuza në drejtim të mjekëve për pakujdesi.

Në këtë video të siguruar nga SYRI TV përpara ambienteve të morgut, dëgjohet kunata e saj teksa shprehet se faji është i mjekëve dhe së në spital nëse nuk paguan je i vdekur.

Materniteti ‘Koço Gliozheni’ në një reagim për vdekjen e Mimoza Veizajt thekson se janë zbatuar protokollet mjekësore dhe ekspertiza mjekoligjore do përcaktojë shkakun e vdekjes.

Foshnja e lindur 4 ditë më parë gëzon shëndet të plotë, ndërsa familja Veizi ka nisur përgatitjet për ceremoninë mortore që do të zhvillohet në Mallakastër.

Në qytetin e Elbasanit një 34-vjeçare ndërroi jetë mesditën e 31 janarit pas një aborti të kryer në spitalin e këtij qyteti, teksa dy mjekë janë kallëzuar penalisht për ‘mjekim të pakujdesshëm’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco