Ditët e fundit është informuar se kompania e udhëtimit ‘Air Albania’ është sulmuar nga një grup hakerash në të cilën janë marrë të dhënat e kompanisë.
Që sulmi kibernetik të tërhiqet dhe sistemi ti kthehet normalitetit duhej që të paguanin një shumë parash ndaj hakerave.
Kompania e udhëtimit ka bërë të ditur sot me anë të një reagimi se ky informacion nuk është i vërtetë dhe se çdo e dhënë është e sigurt.
Njoftimi:
Nisur nga publikimet e fundit mediatike të pavërteta, konfirmojmë për të gjithë pasasgjerët dhe partnerët tanë se sistemet e të dhënave të Air Albania janë të paprekuara dhe nën monitorim të vazhdueshëm.
Për Air Albania siguria e të dhënave dhe sistemeve operative qëndron në të njëjtin nivel maksimal me sigurinë që garantojmë në avionët dhe udhëtimet tona.
Skuadra të dedikuara ekspertësh monitorojnë operacionet kibernetike 24/7 duke përditësuar gjithashtu në mënyrë të vazhdueshme edhe programet kompjuterike dhe çertifikatat e sigurisë.
Me Air Albania çdo qiell është i sigurtë
© SYRI.net