Ishte tapë, qëllon në ajër me armë gjahu, shoqërohet në polici 55-vjeçari

Ishte tapë, qëllon në ajër me armë gjahu, shoqërohet në polici 55-vjeçari

15:27, 01/02/2023
A+ Aa A-

Qëlloi në ajër, me armë gjahu, në gjendje të dehur, shoqërohet në Komisariatin e Luhsnjës 55-vjeçari.

Shërbimet e Policisë shoqëruan menjëherë në Komisariat shtetasin E. Xh. dhe po kryejnë veprimet procedurale.

Njoftimi:

Lushnjë/Informacion paraprak

Qëlloi në ajër, me armë gjahu, në gjendje të dehur, shoqërohet në Komisariat 55-vjeçari.

Shtetasi E. Xh., 55 vjeç, banues në Lushnjë, duke qarkulluar në rrugë në lagjen "Xhevdet Nepravishta", dyshohet në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër me armë gjahu.

Arma e gjahut, të cilën 55-vjeçari e kishte me leje, u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Policisë shoqëruan menjëherë në Komisariat shtetasin E. Xh. dhe po kryejnë veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco