EMRAT/ Me pistoletë dhe kokainë në makinë, prangosen dy shtetas në Tiranë

12:39, 01/02/2023
A+ Aa A-

Me armë zjarri pistoletë dhe kokainë, në automjet, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehri me municion luftarak dhe një sasi kokaine.

Në kuadër të operacionit "Double" u arrestuan Elis Xherahu, Erdit Tefhasani.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar "Double".

Me armë zjarri pistoletë dhe kokainë, në automjet, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehri me municion luftarak dhe një sasi kokaine. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për dy shtetas që lëviznin me armë zjarri në automjet, në zonën e Ish-bllokut, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Double”.   

Gjatë operacionit, në rrugën "Brigada 8", shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. Xh. dhe pasagjer shtetasin E. T. Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë, me 1 krehër me municion luftarak, si dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.   

Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit E. Xh., 39 vjeç dhe E. T., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco