VIDEO/ Aksident në Lezhë-Rrile, shoferja humb kontrollin, benzi përfundon përmbys

09:08, 01/02/2023
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën dytësore Lezhë-Rrile.

Një automjet benz me të cilin udhëtonte një femër ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllat në anë të rrugës, duke u përmbysur.

Për pasojë ka marrë lëndime të lehta drejtuesja e mjetit e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco