Përplaset makina e prefektit të Korçës, vihet në pranga autori

Përplaset makina e prefektit të Korçës, vihet në pranga autori

22:21, 31/01/2023
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Mësohet se një shtetas ka përplasur automjetin e prefektit të Korçës, në unazën e qytetit.

Drejtuesi me iniciale D.Xh. është larguar nga vendngjarja pas përplasjes, duke u fshehur në një lagje të qytetit, ku u gjet nga policia e qarkullimit rrugor. Në testin e bërë ai rezultoi se ishte nën ndikimin e alkoolit. Pas kësaj u bë menjëherë shoqërimi i tij. Ndërkohë çështja do ti kalojë prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco