Burri i burgosur në Greqi/ 34-vjeçarja u ndje keq pas abortit, mbërriti e vdekur në spital

Burri i burgosur në Greqi/ 34-vjeçarja u ndje keq pas abortit, mbërriti e vdekur në spital

16:58, 31/01/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë e regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit, ku një 34-vjeçare ndërroi jetë pas abortit.

Mësohet se Eltleva Çulhaj ishte paraqitur mesditën e të hënës në maternitetin e qytetit ku ka kryer ndërprerjen e shtatzënisë dhe më pas është kthyer në shtëpi.

Rreth orës 18:00 të po asaj dite ajo ka pasur disa komplikime shëndetësore dhe ka thirrur ambulancën e cila e ka marrë dhe e ka dërguar në maternitet, ku më pas ka ndërruar edhe jetë.

Mësohet se burri i 34 vjeçares ndodhet në burg, në Greqi.

Në lidhje me rastin është iniciuar procedim penal për dy mjekë, shtetasit, Arben Paralloj, 56-vjeç dhe Behar Gjevori 60-vjeç.

Dy mjekët akuzohen për veprat penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco