Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Shpërndante heroinë në doza të vogla, arrestohet 47-vjeçari

Shpërndante heroinë në doza të vogla, arrestohet 47-vjeçari

15:30, 31/01/2023
A+ Aa A-

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit pasi u ndalua në flagrancë duke shpërndarë drogëra të forta në doza të vogla.

Policia mundi të sekuestrojë lëndën narkotike heroinë, si dhe gjatë kontrollit në banesë të arrestuarit iu gjetën një armë e ftohtë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Policisë së Beratit, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza, në kuadër të punës së vazhdueshme operacionale, kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë goditur një rast të shpërdarjes në doza, të lëndës narkotike heroinë.

Si rezultat, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Berat vunë në pranga shtetasin Z. Z., 47 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 47-vjeçari u kap në flagrancë në lagjen “30-vjetori”, teksa shpërndante një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë, të ndarë në doza.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u ushtrua kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me dozat e lëndës narkotike, edhe 1 mjet prerës (thikë), 1 përforcues grushti, një sasi metadoni dhe një kartëmonedhë e dyshuar false”, thuhet në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco