Arrestohet 30 - vjeçari në Mallakastër, akuzohet se vidhte energjinë

Arrestohet 30 - vjeçari në Mallakastër, akuzohet se vidhte energjinë

14:41, 31/01/2023
A+ Aa A-

Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia në Mallakastër pasi në banesë kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 30 vjeç, banues në Visokë, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike," njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco