Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

KAE SHQETO/ Heqja e kamerave të krimit, eksperti Softa:Të bëhet kontoll i imtësishëm, banda kriminale

KAE SHQETO/ Heqja e kamerave të krimit, eksperti Softa:Të bëhet kontoll i imtësishëm, banda kriminale

11:38, 31/01/2023
A+ Aa A-

Fatjon Softa, eksperti i sigurisë ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” për të diskutuar lidhur me operacionin ndaj kamerave të jashtëligjshme të koduar “Fijet” i cili ka zbarkuar thuajse në të gjithë Shqipërinë. Softa u shpreh se duhet bërë në mënyrë të shpejtë identifikimi i personave përgjegjës dhe se linja kryesore duhet të zhduket.

Softa: “Ata po përdornin leva për heqjen e tyre dhe kjo është një fatkeqësi pasi gjithë ato kamera kanë një vlerë mbi 700 euro. Të gjitha ato kamera mund të ktheheshin në funksion të shtetit për kontroll territori dhe jo vetëm kaq. Në radhë të parë për kontroll dhe siguri nëpër shkolla kështu që duhet bërë identifikimi i atyre personave që janë përgjegjës për këto kamera. Kamerat janë me rrjet interneti dhe sistemet kanë ‘sy’ i cili programon shumë veprime dhe pastaj është centrali, truri. Nesër mund të ndodhë që përmes kamerave apo sistemeve të tilla të komandojnë semaforët apo mund të kenë komandime të tjera në qytet. Pra nuk është shkulja e kamerës problem, problemi është të shkojmë më thellë për të parë nëse ky veprim është kriminal".

Pyetje: Në bazë të asaj që dini këta njerëz ose më saktë Policia e Shtetit nuk e dinte se ku po shkonte ky filli që i bënte bashkë këto gupe kriminale?

Softa: "Kjo do të thotë se këtu po bëhet vetëm shkëputja e fijeve të kamerave dhe se linja kryesore ende mbetet dhe kjo duket mjaft qesharake. Këshilla ime është që të bashkëpunoni me qytetarët dhe me bizneset për këto kontrolle territori. Nëse është e mundur kjo, duhet që të investohet dhe të bëhet kontroll i imtësishëm. Zoti Çuçi në parlament kur mori mandatin e tretë qeveria socialiste bëri një deklaratë ku u shpreh se do të kontrollojmë semaforët dhe kryqëzimet dhe vendosjen e dronave inteligjent. Pra kjo ishte një nga strategjitë për të kontrolluar territorin nga krimi dhe duhet ta zbatojnë".

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco