Lajmi i fundit

DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese

Nga Shullazi te Serjani/ Ja kush ishte blinduar me kamera në Tiranë

Nga Shullazi te Serjani/ Ja kush ishte blinduar me kamera në Tiranë

11:04, 31/01/2023
A+ Aa A-

Zbardhen detaje nga operacioni i koduar “Fijet” për çmontimin dhe sekuestrimin e kamerave të vendosura nga kontingjente të krimit.

Në qytetin e Tiranës dje policia sekuestroi rreth 155 kamera, ndërsa janë nën hetim 37 persona që i kishin vendosur këto pajisje në mënyrë të paligjshme. Pjesa më e madhe e personave në hetim janë të dënuar për vrasje, për trafik lëndësh narkotike, rrëmbim personi dhe vepra të tjera penale, por edhe persona që janë në kërkim nga Policia e Shtetit.

Burime policore i thanë News24 se rreth 14 kamera dje janë çmontuar dhe sekuestruar jashtë banesave e Emiljano Shullazit dhe Pajtim Serjanit në zonën e ish-Parkut të Autobusëve. Po ashtu 6 kamera janë sekuestruar në banesën e Elidon Kotorrit në “Ali Demi”, i dënuar më parë për vrasje.

Edhe pse janë sekuestruar rreth 155 kamera, aksioni në qarkun e Tiranës do vijojë në zonën e Kombinatit, Kamzës, Vorës dhe në zonat periferike të kryeqytetit. Në total deri më tani, që kur ka nisur operacioni në të gjithë vendin, janë çmontuar dhe sekuestruar mbi 350 kamera sigurie dhe janë nën hetim mbi 60 persona.

Por si funksionon këto kamera dhe si vendoseshin nga kontigjentë të krimit?

Burime policore bëjnë më dije se kontingjentet e krimit përveçse monitorimit me kamera të banesa dhe subjekteve të tyre, monitoronin me kamera të gjithë zonën, ku kishin vendosur kamera në rrugët që të çonin drejt banesave të tyre.

Kamerat ishin të instaluara mes shtyllave dhe në muret e pallateve për kontrollimin e rrugës.

Gjithashtu, News24 mëson nga burime policore se në disa banesa ku policia kishte dyshime dhe kishin marrë informacione në rrugë operative se kontingjente të krimit kishin vendosur kamera në zonën ku ata banonin, nuk kanë gjetur kamera sigurie duke lënë dyshime se kanë vepruar para duke i hequr vetë kamerat pas bërjes publike të aksionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco