KAFE SHQETO/ Operacioni ‘Fijet’, gazetarja e kronikës Sari: Policia po tregohet hermetike, grupet kriminale sundojnë vendin

KAFE SHQETO/ Operacioni ‘Fijet’, gazetarja e kronikës Sari: Policia po tregohet hermetike, grupet kriminale sundojnë vendin

10:49, 31/01/2023
A+ Aa A-

Të vendosura në mes të hapësirave publike, grupet kriminale të vendit tonë kanë monitoruar një numër të madh kamerash në lagje të ndryshme 'duke shijuar' shfaqjen e pengimit të policisë apo grupeve rivale për zbulimin e vendit ku ata mund të jenë fshehur. Operacioni i koduar ‘Fijet’ ka zbarkuar në kryeqytet për të filluar me çmontimin e kamerave  të paligjshme, fill pas qyteteve të tjera të mëdha.

E ftuar ditën e sotme, për të hedhur më shumë dritë mbi këtë operacion policor ishte gazetarja e kronikës në “Syri Televizion’, Bleona Sari.

“Ky operacion ka nisur prej dy javësh dhe në fakt ishte disi e çuditshme pasi fillimisht nisi si një operacion policor fundjave për të mbushur kohën dhe më vonë vijoi me urdhrin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku i cili dha urdhër për të pasur kontroll në të gjithë Shqipërinë. Në fakt ky duket si një paralajmërim edhe për qytetet e tjera, sidomos për Tiranën e cila u la e fundit, pra aksioni i Tiranës nisi ditën e djeshme pasi fillimisht ka filluar me Shkodrën, Vlorën, Durrësin dhe Fierin”. Ndërkohë, vetëm dy ditët e para ishin në Fushë-Krujë edhe në Shkodër, më pas vijuan me qytete e tjera ndërkohë që Kamza nuk ka pasur ende asnjë operacion dhe pritet që të jetë sot”-u shpreh ajo ajo.

Pyetje: Ka ndonjë arsye nga policia e Tiranës për heqjen dhe evidentimin e kamerave të sigurisë të vendosura nga personat që i takojnë grupeve kriminale?

Bleona Sari: Jo nuk kishte. Ky operacion lindi fillimisht në Shkodër ku më pas u zhvillua në të gjithë Shqipërinë, por në fakt shifrat nuk janë surprizë të paktën për Shkodrën apo dhe vendet e tjera. Deri më sot kemi 264 kamera të çmontuara në të gjithë vendin.

Pyetje: Të kujt janë këto kamera dhe si e di policia që këto i përkasin kriminalitetin dhe kujt konkretisht?

Bleona Sari: Pika kyçe e gjithë kësaj historie është serveri i cii nuk dihet se ku është, janë të paktën 16 të tilla. Këto kamera mund të komandohen jo vetëm brenda territorit nga një qytet në tjetrin, por edhe nga jashtë territorit. Të heqësh atë fijen dhe ta shkëpusësh nga kamera nuk është një operacion i mirëfilltë. Për sa kohë ne nuk kemi një server që ka pamje filmike sidomos kamera të cilat janë sekuestruar në Shkodër, Fushë Krujë apo Durrës kjo nuk funksionon. Në zona të ndryshme ku janë dhe bandat të cilat kanë rivalitet mes tyre kanë dhe territore dhe këto kamera janë vendosur nga këto zona. Këto persona të cilët i kanë vendosur kamerat janë në kërkim nga policia e shtetit. Policia është treguar shumë hermetike për të dhënë të tilla informacionesh dhe është dashur që të përdorim burimet e tyre për të ndjekur vetë nga afër ngjarjet. Ditën e djeshme unë e kam ndjekur personalisht këtë operacion së bashku me operatorët në lagjet e “5 Maj’, “Ali Demi” “Rruga e Dibrës” apo “Rruga e Elbasanit” dhe të ‘Ish Parku i Autobuzave” ku janë kapur shumë pak kamera, 6 të tilla.

Më tepër, ndiqni linkun më poshtë:

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco