Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

‘Vëllai hodhi ilaç në vesh dhe u rrëzua, gruan e gjeta të vrarë’/ Dëshmitë kontradiktore të 80-vjeçarit nga Gramshi

‘Vëllai hodhi ilaç në vesh dhe u rrëzua, gruan e gjeta të vrarë’/ Dëshmitë kontradiktore të 80-vjeçarit nga Gramshi

09:09, 31/01/2023
A+ Aa A-

I moshuari që u prangos si autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gramsh pak ditë më parë, vijon të çorientojë hetuesit dhe Policinë në lidhje me deklaratat në lidhje me krimin horror.

Ndërsa fillimisht ai tha se i kishte vrarë për nder gruan dhe kunatën, më vonë ai ka mohuar të ketë vra njeri. Madje, i ka thënë Policisë së ata i ka gjetur të vrarë dhe se ai nuk ka vrarë askënd. Ditën e djeshme, ai ka dalë para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, por ai sërish ka vijuar duke treguar, madje duke mbajtur edhe kokën lart se ai nuk kishte vrarë askënd. Avokati mbrojtës i ka kërkuat Gjykatës që i moshuari t’i nënshtrohet një ekspertimi mjekësor për shkak se vuan nga probleme të theksuara të shëndetit mendor por ende nuk është marrë një vendim për ta kontrolluar Xhevit Sinanin, i cili tronditi gjithë opinionin publik me aktin e tij, duke iu marrë jetën në mënyrë barbare bashkëshortes së tij dhe të vëllait që të dy në moshë të madhe.

Në gjykatë

80-vjeçari Xhevit Sinani, që pak ditë më parë vrau gruan dhe vëllanë në Tërvol të Gramshit ka dalë këtë të hënë para Gjykatës, ku është njohur me masën e sigurisë arrest me burg. Në dëshminë e tij para Gjykatës, Xhevit Sinani ka qenë i paqartë në deklarata, ku ka thënë se ishte në shtëpinë e të vëllait dhe e ka gjetur atë të vdekur në oborr. Sipas tij, vëllai kishte përdorur një ilaç në vesh dhe më pas kishte dalë në oborr e ishte rrëzuar ku kishte humbur dhe jetën.

Sipas Sinanit, pasi e ka parë të vëllanë të vdekur e ka mbuluar atë e më pas ka shkuar në shtëpi, ku ka gjetur edhe të shoqen të vdekur dhe ka mohuar para trupit gjykues të ketë vrarë njeri. Sipas avokatit të caktuar, 80- vjeçari ka probleme të qarta të shëndetit mendor dhe do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore. I moshuari qëlloi për vdekje me sëpatë bashkëshorten dhe vëllanë për shkaqe që nuk dihen. Në deklaratat e dhëna në polici, ai ka qenë i paqartë, teksa është shprehur se gruaja dhe vëllai kanë humbur jetën, por nuk mban mend rrethanat e vdekjes së tyre. Xheviti e vra gruan e tij, 74-vjeçaren Zeqjine Sinani në shtëpinë e tyre në Tërvol të Gramshit dhe më pas shkoi në banesën e të vëllait, Shaqir Sinanit, të cilin e vrau me sëpatë.

Hetimet

Në fakt, Policia e Gramshit dhe as Prokuroria lokale ende nuk ka hedhur dritë mbi atë çfarë vërtet ka ndodhur në familjen Sinani. Sipas të dhënave të para dyshohet se autori Xhevit Sinani, pasi ka vrarë bashkëshorten e tij, me të njëjtën sëpatë ka shkuar edhe të shtëpia e vëllait duke i marrë jetën. Fillimisht u tha se autori u gjet duke ikur për në familjen e bashkëshortes së tij për t’iu treguar se çfarë kishte bërë, por më parë, gjithnjë sipas Policisë, ai kishte telefonuar njërin nga djemtë dhe e kishte vënë në dijeni. Edhe pse në fakt u tha se prej vitesh Xheviti kishte pasur probleme të theksuara të shëndetit mendor, Policia e vuri në pranga, por pa mundur t’i marrë një dëshmi konkrete se cili ka qenë motivi që ai kishte kryer atë akt.

Natën e krimit ai iu tha se vëllai i kishte ngacmuar gruan, por të nesërmen ai iu kërkoi ta linin të lirë se nuk kishte vrarë askënd dhe madje gruan e tij e ka vrarë dikush se e ka gjetur të vrarë në oborr. Në një dëshmi tjetër ai ka dhënë detaje horror, për t’i ndryshuar më pas dhe për të thënë se ai nuk kishte vrarë njeri. Hetimet vazhdojnë dhe priten dëshmitë e familjarëve për të mësuar të vërtetën e asaj ngjarjeje që tronditi mbarë opinionin publik. Njëkohësisht pritet të kryhet edhe ekspertimi mjekësor për Sinanin, burrin 80-vjeçar që thuhet se masakroi më sëpatë gruan dhe të vëllanë për shkak të xhelozisë. Por asnjë nga fqinjët e familjes Sinani nuk ka pranuar që mes tyre të ketë pasur probleme përveç faktit se vitet e fundit, autori kishte probleme psikike, probleme këto që në fakt janë burim i pandalshëm krimi në vendin tonë, pasi asnjë institucion nuk merret me këtë kategori personash, duke i lënë ata të jetojnë në shtëpi në kushte tërësisht të pakontrollueshme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco