VIDEO/ Tirana e vëzhguar nga krimi, policia jep detaje nga aksioni: Çmontuam 155 kamera

08:44, 31/01/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës vijon aksionin e koduar “Fijet”, që çoi në sekuestrimin e 155 kamerave.

Burime zyrtare bënë me dije se nën hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, janë 37 shtetas të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.

Njoftimi i policise

Finalizohet në Tiranë, faza e nëntë e këtij plani operacional mbarëkombëtar.

Gjatë kësaj faze, Policia çmontoi në qytetin e Tiranës, 155 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin.

Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 37 shtetas të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.

Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë në varësi të saj, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, konkretisht në disa lagje të kryeqytetit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

-Gjatë fazës së nëntë të këtij plani operacional, në Tiranë, në rrugët “Mustafa Grablleshi”, “Pasho Hysa”, “Gani Domi”, “Muharrem Zalli”, “Sali Nivica”, “Mihal Grameno”, “Brigada 8”, “Ylbere Bylykbashi”, “Irfan Tomini”, “Anastas Shundi”, “Shyqyri Berxolli”, “Jusuf Gervalla”, “Maliq Muço”, “Sulejman Pasha”, “Myslym Keta”, “Thoma Filipeu”, “5 Maji”, “Ali Baushi”, “Dalip Topi”, “Kongresi i Manastirit”, “Skënder Vila”, “Muhamet Deliu”, “Qemal Stafa”, “Besa”, “Marie Logoreci”, “Sarina”, “Kasem Qafzezi”, bulevardin “Bajram Curri”, Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë çmontuar 155 kamera, për vendosjen e të cilave janë në hetim shtetasit B. M., E. K., V. D., R. K., D. M. (D)., I. O., I. S., Gj. C., G. S., B. S., L. F., F. K., E. M., R. Ç., B. S., F. D., E. M., G. Ç., L. D., E. D., E. M., E. P., B. M., Z. K., Sh. Sh., A. M., A. Sh., Sh. A., A. D., A. D., U. M., F. I., A. A., E. E., K. B., E. M. dhe A. A.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco