Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Trafikonin makina nga Kosova drejt Shqipërisë! SPAK çon për gjykim dosjen e grupit kriminal, mes tyre 3 punonjës policie

Trafikonin makina nga Kosova drejt Shqipërisë! SPAK çon për gjykim dosjen e grupit kriminal, mes tyre 3 punonjës policie

08:34, 31/01/2023
A+ Aa A-

Edhe pse ende SPAK-u dhe institucionet e tjera ligjzbatuese nuk kanë mundur të zbulojnë të gjithë protagonistët e grupit kriminal, dosja në ngarkim të trafikantëve të mjeteve nga Kosova ka shkuar në Gjykatë.

Të dhënat janë bërë me dije nga vetë Prokuroria e Posaçme ku ka saktësuar akuzat për secilin nga të pandehurit. Aktualisht, janë shtatë të tillë tre prej të cilëve ishin punonjës policie. Sipas të dhënave bëhet me dije se Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim 7 të pandehur, mes tyre 3 punonjës policie, të arrestuar në shkurt 2022, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, ku trafikonin makina të vjedhura nga Kosova drejt Shqipërisë. SPAK-u bëri me dije zyrtarisht se ka çuar për gjykim Selaudin Shahinin, Ndriçim Shahinin, Ervis Carën, Endi Ahmetajn, Vojsava Dodën, Aurel Shatrin dhe Fatri Brahën. Endi Ahmetaj, ishte polic i “Shqiponjave”, Vojsava Doda inspektore policie në Tiranë, Vojsava Doda inspektore policie në Tiranë dhe Fatri Braha, punonjës i Policisë në Kukës, akuzohet për shpërdorim detyre.

Hetimet

Sipas SPAK-ut të pandehurit bashkëpunim me njeritjetrin kishin krijuar një rrjet personash që funksiononin si një grup i strukturuar kriminal, dhe trafikonin mjete e të vjedhura, nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. SPAK bën të ditur se grupi i strukturuar kriminal drejtohej nga Selaudin Shahini, në përbërje të të cilit ishin dhe të pandehurit Ndriçim Shahini, Ervis Cara, Endi Ahmetaj, Vojsava Doda, dhe Aurel Shatri, si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar. Pas hetimeve, SPAK-u ka dalë në përfundimin se grupi kriminal siguronte mjete të vjedhura në Republikën e Kosovës dhe më pas i kanë trafikuar në territorin e Republikës së Shqipërisë nga pika e kalimit kufitar Morinë, Kukës me targa të vendosura në to, që i përkisnin mjeteve të targuara dhe regjistruara në Republikën e Shqipërisë. Në kohën e kryerjes së veprës penale i pandehuri Endi Ahmetaj ka qenë punonjës policie në detyrën trupë shërbimi i forcës së posaçme “Shqiponja”, në Sektorin e Rendit dhe Policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, ndërsa e pandehura Vojsava Doda ka qenë inspektore policie pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë.

I pandehuri Fatri Braha, në kohën e kryerjes së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” ka qenë punonjës policie me gradën inspektor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, si dhe më datë 24.02.2022, duke qenë me detyrë “Ndihmës specialist kontrollor”, në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, Kukës, me dashje nuk ka kryer procedurat e verifikimit dhe regjistrimit në Sistemin TIMS për të pandehurën Vojsava Doda, duke i krijuar asaj lehtësira për trafikimin e një mjeti të vjedhur në Republikën e Kosovës, mjet i cili ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë me targat e një mjeti tjetër të regjistruar në Shqipëri, si dhe drejtohej nga kjo e pandehur. Veprimtaria kriminale e të pandehurve është arritur të zbulohet më datë 24.02.2022, si dhe të pandehurit janë arrestuar në flagrancë apo ndaluar më datë 25.02.2022. Hetimet paraprake janë drejtuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe janë zhvilluar në bashkëpunim me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe oficerët e shërbimeve të policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorisë Vendore të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Tiranë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco