EMRI/ Terrorizonte lagjen me kallashnikov në krahë, arrestohet një person në Kurbin

EMRI/ Terrorizonte lagjen me kallashnikov në krahë, arrestohet një person në Kurbin

15:59, 30/01/2023
A+ Aa A-

Policia e Kurbinit ka vendosur në pranga një shtetas me iniciale K. M. pasi ky i fundit lëvizte në lagje me kallashnikov në krahë duke terrorizuar banorët.

Sipas burimeve për SYRI-n bëhet me dije se i arrestuari është shtetasi Kol Mhillaj. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë/ Kurbin

Lëvizte me armë zjarri kallashnikov në rrugicat e lagjes ku banonte, duke krijuar panik te banorët, Policia ndërhyn në kohë duke vënë në pranga shtetasin që qarkullonte me armë.

Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov me krehër me fishekë në të.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pas marrjes së denoncimit për një shtetas që lëvizte i armatosur me armë zjarri, në lagjen ku banonte, duke krijuar panik te banorët, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Fqinji”, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin K. M., banues në Milot, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Ky shtetas u kap në flagrancë në rrugicën e lagjes ku banonte, teksa mbante me vete, një armë zjarri kallashnikov me krehër me 24 fishekë në të. Shtetasi K. M., sapo ka parë punonjësit e Policisë, e ka hedhur armën, me qëllim fshehjen e saj. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të armës së zjarrit kallashnikov dhe municionit luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë 👮🏻👮‍️

#tëvendosurkundërkrimit ✅

#24/7nëçdoskajtëvendit

#nëshërbimtëqytetarëve 👮🏻👮‍️🇦🇱

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco