Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

EMRI/ Shpërthen bombula në një banesë në Korçë, plagoset pronari Foto Ilustruese

EMRI/ Shpërthen bombula në një banesë në Korçë, plagoset pronari

15:02, 30/01/2023
A+ Aa A-

Shpërthen bombula në një banesë në Korçë. Mësohet se si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur Klodian Gjoka.

Ky shtetas për pasojë ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 30.01.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr.17, Korçë, ka shpërthyer një bombul gazi në banesën e shtetasit K. Gj., rreth 40 vjeç. Ky shtetas për pasojë ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco