Nën kontrollin e bandave, shkon në 48 numri i kamerave të sekuestruara në qarkun e Korçës, 14 persona nën hetim

Nën kontrollin e bandave, shkon në 48 numri i kamerave të sekuestruara në qarkun e Korçës, 14 persona nën hetim

14:38, 30/01/2023
A+ Aa A-

Të tjera kamera janë zbuluar në Korçë, të cilat ishin vendosur paligjshmërisht në zona të ndryshme të qytetit.

Burime zyrtare nga policia e Korçës bënë me dije se deri më tani janë sekuestruar 48 kamera, ndërkohë që 14 shtetas janë nën hetim të thelluar. Mësohet se 9 kamera janë bllokuar së fundmi në Buçimas të Pogradecit, ndërsa 5 persona po hetohen për këto raste.

NJOFTIMI I POLICISE

Vijon faza e pestë e zbatimit të planit operacional policor, mbarëkombëtar, të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Shkon në 48 numri i kamerave të çmontuara dhe në 14 numri i shtetasve për të cilët janë iniciuar hetime të thelluara.

Policia e Korçës çmontoi së fundi, 9 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin dhe inicioi hetimet për 5 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private.
Më herët, më 28 janar, Policia e Korçës çmontoi 39 kamera dhe inicioi hetimet për 9 shtetas të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar, të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në lagje dhe fshatra të qytetit të Pogradecit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

-Gjatë fazës së nëntë në nivel kombëtar, të këtij plani operacional, në lagjet nr. 1 dhe 3, Pogradec, si dhe në fshatin Buçimas, janë çmontuar 9 kamera. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë iniciuar hetimet për shtetasit M. L., I. B., A. P., B. B. dhe P. Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco