Lajmi i fundit

Deklarata skandaloze/ Çuçi-britanikëve: Ndalojini shqiptarët, janë të zgjuar dhe e manipulojnë sistemin kudo

‘Mesazhet’ me tritol policit dhe një qytetari në Shkodër, lihet në burg Dedë Nika

‘Mesazhet’ me tritol policit dhe një qytetari në Shkodër, lihet në burg Dedë Nika

14:24, 30/01/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka rikonfirmuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Dedë Nika.

Ndaj 33 vjeçarit rëndon akuza e shkatërrimit të pronës me eksploziv dhe armëmbajtje pa leje.

Kujtojmë se ky i fundit u arrestua nga policia ditën e shtunë, në kuadër të finalizimit të operacionit “Mesazhi”, ndërsa dyshohet se i ka vënë tritol banesës së një efektivi policie.

“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mesazhi”, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 33-vjeçarit, i dyshuar si autor i vendosjes së lëndës eksplozive, e cila ka shpërthyer në banesën shtetasit P. M., me detyrë oficer Policie ne Komisariatin e Policisë Shkodër, dhe në banesën e shtetasit Z. B., ngjarje të ndodhura në datë 4 Janar 2020, në qytetin e Shkodrës”, njoftoi policia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco