FOTO/ Pamje të trishta pas zjarrit që përfshiu një apartament në Berat

FOTO/ Pamje të trishta pas zjarrit që përfshiu një apartament në Berat

12:44, 29/01/2023
A+ Aa A-

Një shtëpi në lagjen "Dëshmorët e Kombit" në Berat është përfshirë nga flakët, njofton SYRI TV. Banesa ishte në katin e dytë të një pallati 5-katësh pranë Shkollës Mekanike të qytetit.

Në momentin e rënies së zjarrit në shtëpi nuk ka pasur njerëz dhe flakët e zjarrit janë pikasur nga banorët,të cilët kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësen.

Forca të shumta të Repartit të Shpëtimit nga Zjarri kanë mbërritur në vendngjarje dhe në një kohë të shkurtër kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve, duke shmangur edhe përhapjen e tyre drejt dhomave të tjera të banesës.

Si pasojë e zjarrit është shkrumbuar totalisht dhoma e gumit, ndërkohë që dy dhomat e tjera të banesës nuk u përfshinë nga flakët.

Burimet të zjarrëfikësve në vendngjarje bëjnë me dije se shkak për zjarri mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Banesa që u përfshi nga flakët ishte në pronësi të shtetasit Ilir Dervishi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco