U kap me drogë në Britani, shqiptari: Dua të shoh motrën e sëmurë me kancer, para se të vdesë

U kap me drogë në Britani, shqiptari: Dua të shoh motrën e sëmurë me kancer, para se të vdesë

12:16, 29/01/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Kurorës në Sheffield të Mbretërisë së Bashkuar ka dënuar me 1 vit burg një 44-vjeçar shqiptar, i cili punonte si ‘kopshtar’ në një ‘shtëpi bari’. Izmir D. u kap nga policia në një shtëpi ku kishte kanabis, e cila nëse dilte në treg do të sillte fitime deri në 129 mijë Paund.

Ai u kap në një dhomë të shtëpisë së bashku me një person tjetër. Sipas asaj që shkruajnë mediat, 44-vjeçari nuk kishte dënime të tjera.

‘Ai erdhi në fund të vitit 2021. Në Shqipëri ka një grua dhe një djalë 10-vjeçar të cilët luftojnë për mbijetesë. Ai shpresonte se do të gjente një punë të ligjshme. Jetonte me një shok, por më pas ngeli pa shtëpi’, tha avokatja e tij mbrojtëse.

Avokatja shtoi se klientit të saj i ishte ofruar në fillim një punë që kishte të bënte me dekorimet. 44-vjeçari pretendon se është detyruar që të kujdeset për kanabisin. Pavarësisht se i kishin ofruar para, deri më tani ai nuk ka marrë asnjë pagesë.

Avokatja tha se motra e 44-vjeçarit është me kancer dhe se ai dëshiron që të kthehet në shtëpi përpara se ajo të vdesë.

 ‘Ai ka qenë në paraburgim që prej arrestimit dhe e ka pasur shumë të vështirë, por gjëja që ka në mendje dhe e shqetëson më së shumti është motra e tij dhe kur flet për të bëhet shumë emocional’, tha avokatja.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco