VIDEO/ Unaza burim aksidentesh, banorët e Elbasanit ngrihen në protesta

11:35, 29/01/2023
A+ Aa A-

Ngjarja e rëndë që tronditi Elbasanin pak ditë më parë me vdekjen e një të riu në aksident rrugor, ka ngritur sot lagjen ‘Emin Matraxhiu’ në protestë.

Ata fajësojnë sinjalistikën dhe infrastrukturën në aksin nacional Elbasan-Librazhd që i mori jetën 20-vjeçarit.

Banoret kërkojnë zgjidhje pasi rruga, e cila funksionon edhe si unazë e Elbasanit është kthyer shpesh herë në burimesh aksidentesh të rënda.

Vdekja e Fiorit disa ditë më parë nuk është rasti i vetëm i aksidenteve në atë aks problematik. Mungesa e mbikalimeve e nënkalimeve në Unazën e Elbasanit shpesh është bërë shkak për aksidente të shumta të këmbësoreve si dhe mungesa e ndriçimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco