Shpërndante kokainë në Unazën e Re, arrestohet Shullazi

Shpërndante kokainë në Unazën e Re, arrestohet Shullazi

11:22, 29/01/2023
A+ Aa A-

Një 30-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi është konstatuar nga policia me doza kokaine të ndara në doza gati për shitje ne kryeqytet.

Mësohet se në pranga ka rënë Erald Shullazi, të cilit gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia I gjeti doza kokaine.

Po ashtu, gjatë kontrollit të banesës dhe të ambientit ku punonte 30-vjeçari, u gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet ka rezultuar se Shullazi, pasi siguronte lëndë narkotike, e shpërndante atë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Unazë të Re.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Collaboration’, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta. 

Vihet në pranga 1 shtetas që shpërndante doza kokaine, në Tiranë.

Sekuestrohen dhjetëra doza kokainë, gati për shitje, rreth 90 gram sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë në proces për tu ndarë në doza, si dhe një peshore elektronike.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ‘Collaboration’.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Në Unazë të Re, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin E. Sh. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet dhe u sekuestrua sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës dhe të ambientit ku punonte 30-vjeçari, u gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike, e shpërndante atë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Unazë të Re.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco