Banorët e Bërxullës përplasen me Policinë: Duam kompensim të drejtë, janë pronat tona!

Banorët e Bërxullës përplasen me Policinë: Duam kompensim të drejtë, janë pronat tona!

11:12, 29/01/2023
A+ Aa A-

Banorët e fshatit Bërxullë të Tiranës janë përplasur me Policinë e Shtetit, në protestën e radhës për kompensimin e drejtë të tokave që po iu shpronësohen nga shteti për rrugën e re Thumanë - Kashar.

Banorët prej muajsh janë ngritur të revoltuar duke kërkuar që tokat dhe shtëpitë  t'u kompensohen me çmimin real të tregut dhe jo me çmimin qesharak që iu ka afruar shteti, pasi ata nuk kanë asnjë pronë tjetët dhe mjet jetese tjetër.

Njeri nga banorët tha: "Unë mund ta faktoj me dokumenta se këto toka këtu janë shitur me 50 mije lëk metri katrorë dhe jo me 4 euro metri katror, që na jep shteti, z. Berberi. Ne këtë tokë nuk ia falim oligarlëve. Duam çmimin e tokës me çmimin e tregut, të banesave dhe si do të zhvillohet projekti i rrugës, se këtu është "Kandahar", nuk ka projekt rruge. Këtu do të bëhet si Kalaja e Shkodrës, nuk e lëshojmë tokën tonë."  

“I bëjmë thirrje Kryeministrit, qenit, që me dritat që kemi paguar ne fshatarët, na e futi me gjobat, nga 3-4 milionë. E dyta, tokat na i ka zaptuar. Me taksat na mbyti. Çfarë presim  më prej këtij maskarai, ne?! Ky është qen! Ndaj ne do ta mbrojmë tokën me gjak. I pari do të jem unë që do të sakrifikohem. Le ta bëjë provë kush të dojë e të vijë në tokën time.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco