Fier e Lushnjë, policia çmonton natën 20 kamera përgjuese, pesë vetë në hetim

Fier e Lushnjë, policia çmonton natën 20 kamera përgjuese, pesë vetë në hetim

10:31, 29/01/2023
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka çmontuar 20 kamera të vendosura të kundërshtim me ligjin, që monitoronin rrugët e Fierit dhe të Lushnjës.

Në vazhdën e planit operacional mbarëkombëtar “Fijet”, nisi hetimi për ndërhyrje të padrejta në jetën private ndaj persë personave, 2 në Fier dhe 3 shtetas në Lushnjë, të cilët i kishin montuar këto kamera.

Strukturat hetimore të DVP Fier, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë në varësi të saj si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave në Fier e Lushnjë me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, në Fier, në lagjet "8 Shkurti" dhe "Liri" kanë çmontuar 5 kamera si dhe vunë në hetim, shtetasit A. B. dhe K. K

Plani operacional ka vijuar në Lushnjë ku u çmontuan dhe u sekuestruan 15 kamera të vendosura në lagjet "18 Tetori" dhe "Loni Dhamo". Si rrjedhim u vunë në hetim shtetasit K. T.,  S. T. dhe K. A.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco