Zbërthehen bisedat/ Ja kodet që përdorte banda shqiptare e trafikut të drogës në Itali

Zbërthehen bisedat/ Ja kodet që përdorte banda shqiptare e trafikut të drogës në Itali

12:18, 28/01/2023
A+ Aa A-

Dhjetra biseda janë transkriptuar nga përgjimet e kryera mes anëtarëve të grupit kriminal, në kuadër të operacionit antidrogë mes Shqipërisë e Italisë gjatë hetimeve 5 vjeçare të autoriteteve të vendeve përkatëse.

Rezulton mes të tjerave se tregtia e drogës bëhej në mënyra të sofistikuara dhe anëtarët e grupit flisnin me kode dhe simbole.

"S" ishte shkronja e mallit me origjinë Spanjën, "A" Shqipërinë, "H" etiketohej kokaina, ndërsa për peshën flitej me "Copë".

Monedha më e përdorur ishte euro, por për vlerën e tyre trafikantët përdornin termin "Lekë". Korrierët kodoheshin "Mushka".

Rezulton po ashtu në dosjen hetimore që Syri Tv disponon, se Alfred Luli dhe Gjergji Luli kanë transferuar, shitur dhe dërguar tek Renato Zefi dhe Gjergji Zefi një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, që llogaritet në masen rreth 10 kilogramë, dhe i korespondon një vlere prej rreth 200,000 Euro.

Flitet për një ndër ngarkesat e para që kanë gjurmuar autoritetet që çuan pastaj në shkatërrimin e grupit. Kjo sasi lënde narkotike është marrë nga Renato Luli dhe Gjergji Luli dhe iu është shpërndarë më pas klientëve të tyre.

Veprimet në fjalë janë kryer në Bergamo, në periudhën midis marsit dhe nëntorit të vitit 2016. Hetimet provuan gjithashtu se Alfred Luli dhe Gjergji Luli kanë transferuar, shitur dhe tregtuar tek shtetasit Renato Zefi dhe Gjergji Zefi një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, në masën dy kilogramë e cila është marrë nga Renato Luli dhe Gjergi Luli dhe është sekuestruar në Bergamo, në datën 25.01 2017.

Nga kontrollet në banesat dhe automjetet e trafikantëve, janë gjetur përveç të tjerave edhe fletore shënimesh me shkrim dore. Ato përmbanin data, sasi dhe llojet përkatëse të drogës, vendin e origjinës dhe destinacionin. Dhënësit dhe marrësit apo vlerën e "mallit". 

Përgjimi i Gjergji Lulit dhe Saimir Prengës në tetor të 2018. Zbuloi edhe një nga furnizuesit e drogës i identifikuar si Lorenc Arapi. Aktiviteti mes këtyre 3 emrave rinisi në 2017, pasi kreu dënimin pikërisht ky i fundit. Në një episod Arapi garanton trafikantët e tjerë në fjalë "nesër e ke aty (kamionistin), nesër në mbrëmje ose pasnesër në mëngjes, me qetësi dhe dashuri..."

Momenti i arrestimit të Alfred Lulit, sekuestrimi i ngarkesës dhe përgjimi i besedës së tij me të atin në dhomat e takimeve në paraburgim, ku i tregon se fatmirësisht i vëllai Gjergji alias Gerku ( "Skërbythi"/nofka) nuk ishte arrestuar pasi nuk do ta përballonte dot regjimin e burgut. 

Arrestimi i Alfred Lulit, shkakton probleme tek trafikantët, të paktën kështu konfirmohet nga bisedat e përgjuara mes Enkeleida Bakallit dhe Rexhep Dallupit.

Më pas biseda mes Enkeleida Bakallit dhe Rexhep Dallupit, vijon me dyshimet që kishin që Luli të ishte spiunuar, përmendin kontrollet në banesën e tij dhe mundësisë që ti ishte vendosur çip. Po ashtu evidentohet rëndësia e tij për rrjetin e trafikut dhe flitet për mundësi e ekstradimit drejt Shqipërisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco