Qëllohet me thikë 25 vjeçari në Tiranë, arrestohet autori

Qëllohet me thikë 25 vjeçari në Tiranë, arrestohet autori

12:13, 28/01/2023
A+ Aa A-

Është arrestuar nga policia e Tiranës një shtetas i cili dyshohet se pas një sherri të cçastit ka goditur me mjet prerës, thikë, një person tjetër duke  plagosur atë.

I plagosur ndodhet në spital nën kujdesi e mjekëve jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i arrestuari akuzohet për veprat penale Vrasja me dashje" mbetur në tentativë, dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta"

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Goditi me mjet prerës, në pjesë të ndryshme të trupit, një shtetas dhe u largua, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar. 

Sekuestrohet automjeti i përdorur nga autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se te Fresku, shtetasi G. C., 23 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin A. H., 25 vjeç, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, kapën dhe arrestuan, për veprat penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë, dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", shtetasin G. C.

Shtetasi A. H., aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip "Audi", i autorit të dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco