Arrestohen 11 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Arrestohen 11 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

11:58, 28/01/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona për vepra të ndryshme penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Vihen në pranga 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme ndaluan shtetasin S. H., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

- B. D., 35 vjeç, banues në Pezë, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës thikë dhe një dorezë metalike;

- E. O., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin "Bajram Curri", ka hyrë në një lokal, me një mjet prerës (thikë) në dorë;

- E. R., 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Ngacmimi seksual".

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. H., 35 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", duke jashtë jashtë banesës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

- K. V., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen R. Sh., 80 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

- Xh. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

- S. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, D. R., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë dhe H. M., 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

- T. K., 66 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin A. P., 30 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi T. K. dhe pasagjeri, shtetasi B. Ll., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

---

Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasi K. S., 36 vjeç, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi I. S., 41 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco