Zbardhet dëshmia dramatike e autorit: Zegjinenë e mbyta, nuk vuajti...Vëllai ma ngacmonte

Zbardhet dëshmia dramatike e autorit: Zegjinenë e mbyta, nuk vuajti...Vëllai ma ngacmonte

11:13, 28/01/2023
A+ Aa A-

Të tjera detaje dramatike janë zbardhur nga krimi i dyfishtë që tronditi dje Gramshin dhe jo vetëm, ku 80-vjeçari Xhevat Sinani vrau gruan dhe vëllain e tij.

Ngjarja ndodhi në fshatin Tërvol të Gramshit.

Burime për mediat kanë zbuluar se autori ka dhënë dëshmi kontradiktore dhe të ndryshme, pasi rezulton se vuan dhe nga probleme të shëndetit mendor.

Në dëshminë e tij të dytë Sinani ka pohuar se si fillim ka vrarë vëllain e tij me sëpatë në oborrin e banesës dhe më pas ka shkuar brenda dhe ka dhunuar të shoqen, të cilët dyshohet se e ka mbytur dhe më pas goditur me sëpatë. Horri dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, pasi i moshuari mendonte se vëllai, Shaqiri i ngacmonte gruan, Zegjinenë, 72 vjeçe.

“Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti”, mësohet të jetë shprehur në dëshminë e tij makabre 80-vjeçari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco