Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Sherr mes të rinjve në Tiranë, 24-vjeçari përfundon në spital

Sherr mes të rinjve në Tiranë, 24-vjeçari përfundon në spital

18:38, 27/01/2023
A+ Aa A-

Një 24 vjeçar është plagosur pas një sherri që ai ka pasur me dy persona të tjerë në Tiranë, njofton gazetarja e Syri Tv, Bleon Sari. Menjëherë pas ngjarjes i plagosuri është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar në komisariat të përfshirët në këtë sherr dhe po bën të mundur zbardhjen e plotë të shkaqeve të saj.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.01.2023, në Kombinat, në rrugën "Llazi Miho", janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, shtetasi A. T., 24 vjeç, me shtetasit A. L., 19 vjeç, dhe J. Ll., 19 vjeç.

Si pasojë e konfliktit, shtetasi A. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasit A. L., dhe J. Ll., janë shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco