Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Makina përfundon në kanal, plagoset gruaja me dy fëmijë

Makina përfundon në kanal, plagoset gruaja me dy fëmijë

17:41, 27/01/2023
A+ Aa A-

Një aksident me tre të lënduar ka ndodhur në aksin rrugor Korçë- Maliq.

Të lënduar kanë mbetur një grua me dy fëmijët e saj të cilët po udhëtonin nga Korça në drejtim të fshatit Bulgarec.

Nga spitali i Korçës bëhet me dije se gruaja dhe fëmijët e saj nuk kanë probleme serioze por po mbahen nën kontroll mjekësor nga mjekët e këtij spitali.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Bulgarec pasi dy mjete të përfshira në këtë aksident po udhëtonin nga Korça në drejtim të Bulgarecit.

Drejtuesi i mjetit te parë është kthyer papritmas në kryqëzimin e këtij fshati duke sjellë edhe përplasjen e mjetit që vinte pas tij, pasi edhe drejtuesi i mjetit tip Benz do të shkonte në të njëjtin fshat.

Nga përplasja mjeti ku udhëtonte gruaja dhe dy fëmijët e saj ka përfunduar në kanal duke sjellë edhe lëndimin e tyre, por fatmirësisht pa dëmtime serioze. Policia në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco