Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Vrau me çifte kuajt në Kolonjë, zbulohet nga policia  autori

Vrau me çifte kuajt në Kolonjë, zbulohet nga policia autori

17:29, 27/01/2023
A+ Aa A-

Policia e Kolonjës ka bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes ku u goditën me armë gjahu dy kuaj, ku njëri prej tyre ngordhi menjëherë.

Kuajt ishin në pronësi të një biznesmeni, që drejton një nga agrobizneset në Kolonjë.

Policia bën me dije se është identifikuar autori i ngjarjes, O.M, 24 vjeç dhe ndaj tij kanë nisur një procedim penal në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Kolonjë/Sqarim

Në lidhje me një rast të publikuar në rrjete sociale, në të cilin shfaqet një kafshë pune (kalë) e vrarë me armë gjahu, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje, referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. M., 24 vjeç, banues në fshatin Shelegur, Kolonjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Nga hetimet rezultoi se ky shtetas, më datë 26.01.2023, gjatë natës, në fshatin Shelegur, ka vrarë me armë gjahu 1 kafshë pune (kalë) dhe ka plagosur 1 tjetër kafshë, te dyja në pronësi të shtetasit J. H. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërive, duke u siguruar reagim të shpejtë dhe të paanshëm, kundrejt shkelësve të ligjit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco