Plagosje në qendër të Shkodrës, një person në gjendje të rëndë

Plagosje në qendër të Shkodrës, një person në gjendje të rëndë

19:02, 26/01/2023
A+ Aa A-

Dy persona janë konfliktuar me njëri tjetrin në qendër të qytetit pranë Drejtorisë së Tatimeve.

Sipas të dhënave të para mësohet se shtetasi Bledar Troshani, është qëlluar me thikë dhe ka marrë plagë të rënda. Ai është transportuar në spitalin e Shkodrës dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit.

Burime pranë bluve të Shkodrës bëjnë me dije se dyshohet që autor i kësaj ngjarje është një i afërm i Troshanit. Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco