Trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali, publikohet përgjimet: Duhet mall më i mirë

Trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali, publikohet përgjimet: Duhet mall më i mirë

17:57, 26/01/2023
A+ Aa A-

Është publikuar video nga operacioni i SPAK dhe i prokurorisë italiane lidhur me goditjen e trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali dhe vende të tjera evropiane.

Në videon e Europol tregohet se si shefi i bandës i shpjegon trafikantit (shpërndarësit të drogës) se duhet të sjellë një mall më të mirë, pasi ai që kishin nuk po shitej.

Droga e gjetur nga forcat e policisë ishte fshehur në vende të ndryshme në automjete.

Eurojust dhe Europol kanë mbështetur autoritetet gjyqësore dhe të zbatimit të ligjit në Itali dhe Shqipëri në çmontimin e një rrjeti trafikantësh droge.

Gjatë aksionit të përbashkët, mësohet se u përfshinë rreth 350 oficerë policie në terren, duke çuar në pranga gjithsej 30 të dyshuar dhe janë ushtruar kontrolle në 31 lokacione.

Gjatë operacionit u sekuestruan pesë pushkë, një pistoletë dhe gjashtë automjete.

Mësohet se grupet kriminale dyshohet se ishin përgjegjës për trafikun në shkallë të gjerë të kokainës, kanabisit dhe heroinës, kryesisht nga Shqipëria në Itali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco