SYRI TV/ Kamerat në Shkodër, shoqërohen 5 persona. Grupet kriminale vëzhgonin rivalët e Policinë

15:23, 26/01/2023
A+ Aa A-

5 persona janë shoqëruar në policinë e shkodrës ku janë pyetur në lidhje me 38 kamerat që  janë gjetur në kryeqendrën e veriut, dhe që dyshohet se përdoreshin nga grupet kriminale.

Burime nga policia bëjnë me dije se ne vazhdim të hetimeve për këtë çështje, e cila vuri në lëvizje policinë e shtetit e cila survejohej nga grupet kriminale nëpërmjet këtyre kamerave, do të merren ne pyetje edhe persona të tjerë që mund të kenë dijini për këtë çështje. 

Vetëm një javë pas çmontimit të 21 kamerave të një jave më parë, edhe të mërkurën Policia e Shkodrës ka gjetur edhe 38 kamera të vendosur në qytet në shtyllat e tensionit apo edhe ne vende te tjera  Kamerat kanë qenë të  vendosur në zona shumë të frekuentuara, konkretisht në lagjet “Guerrile”, “Salo Halili” dhe “Kongresi i Përmetit”, me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë.

Dyshohet se këto kamera mund të jenë përdorur nga grupet kriminale si për të spiunuar lëvizjet e rivalëve të tyre, ashtu edhe për të përgjuar edhe lëvizjet e policisë. Policia e Vlorës nisi verifikimin në terren të kamerave të sigurisë, të cilat janë në posedim të kësaj drejtorie, pasi ekziston dyshimi se në to mund të jenë futur organizatat kriminale duke siguruar kontrollin e tyre. Po në Vlorë, po kryhen edhe verifikime të kamerave të tjera të sigurisë të vendosura në qytet, të cilat mund të jenë nën kontroll të grupeve kriminale, si në rastin e Shkodrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco